RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky u kërkon ukrainasve të qëndrojnë të bashkuar dhe të vazhdojnë luftën

zelensky-u-kerkon-ukrainasve-te-qendrojne-te-bashkuar-dhe-te-vazhdojne-luften

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të qëndrojnë së bashku dhe të vazhdojnë të luftojnë.

“Për fitoren e Ukrainës ne duhet të luftojmë, ka ende shumë për të bërë, duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të durojmë ende shumë, për fat të keq shumë dhimbje”, tha ai në një fjalim video.

Ukraina feston Ditën e Pavarësisë javën e ardhshme, më 24 gusht, që po ashtu shënon gjysmë viti që kur trupat e presidentit rus Vladimir Putin pushtuan vendin, më 24 shkurt.

Zelensky paralajmëroi se forcat ruse mund të keqpërdorin Ditën e Pavarësisë së vendit të tij për sulme veçanërisht brutale.

“Kështu është armiku ynë. Tashmë në çdo javë të këtij gjysmë viti, Rusia ka bërë diçka kaq të neveritshme dhe mizore gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Zelensky tha më tej se ai pret të mirëpresë partnerët në Kiev javën e ardhshme duke thënë se “lufta ka ndryshuar gjithçka për Ukrainën, për Evropën dhe për botën”.

”Qëllimi i Rusisë është të poshtërojë vendin dhe të përhapë frikë dhe konflikt, kështu që askush nuk duhet të përkulet para presionit dhe të tregojë dobësi”, tha ai.

“Kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku, ndihmojmë njëri-tjetrin, rindërtojmë atë që është shkatërruar dhe luftojmë për njerëzit tanë”, theksoi ai. /atsh

Related posts

Princi i Kurorës Saudite de’noncon lu’ftën në Ga’za: Iz’raeli po kryen kr’ime të tmerrshme

Muhamet Ramadani

OKB: Izraeli vrau 112 palestinezë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit

admin

SHBA-ja jep 550 milionë dollarë mbështetje shtesë për Ukrainën

admin