RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arifi: Përfshini edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës në dialog

arifi:-perfshini-edhe-ceshtjen-e-shqiptareve-te-lugines-ne-dialog

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi është shprehur se, shqiptarët e Luginës së Preshevës pesë minuta para orës 12 presin me ëndje qëndrime dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse nga qeveria e Republikës së Kosovës, sepse shqiptarët e kësaj ane janë zgjidhja dhe jo problemi i marrëveshjes.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se, procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve do të arrihej me sukses, me ç’rast sjellë paqe dhe stabilitet në rajon, atëherë vetëm duke përfshirë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Nëse procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve do të arrihej me sukses, me ç’rast sjellë paqe dhe stabilitet në rajon, atëherë vetëm duke përfshirë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Përndryshe, është absurde dhe e pakuptimtë nëse shqiptarëve të Luginës u mohohen të drejtat elementare njerëzore, ndërsa pakicës serbe në veri të Kosovës i jepet një lloj kantoni i stilit helvetik me të gjitha pushtetet ekzekutive dhe legjislative. Pra, një shtet në një shtet. Shqiptarët e Luginës së Preshevës pesë minuta para orës 12 presin me ëndje qëndrime dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse nga qeveria e Republikës së Kosovës, sepse shqiptarët e kësaj ane janë zgjidhja dhe jo problemi i marrëveshjes. Flamurtarët e politikave të diferencimit për pushtete të kornizuara do të mbeten epiqendra e disfatave, pasi historia do t’i dënojë, ashtu siç i ka dënuar gjithmonë!”, ka shkruar Arifi.

Related posts

Kryebashkiaku i New Yorkut, Mamdani, bëri betimin mbi Kuranin e shekullit të 18-të të kopjuar në Sirinë Osmane

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite pranon se po zhvillon “luftë të vështirë” me Hamasin në Gaza

Muhamet Ramadani

Protesta të mësuesve në Hungari për paga të ulëta dhe orar të gjatë

admin