RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i Federatës iraniane të Futbollit: Vizat për Kupën e Botës duhet të lëshohen në kohë

kreu-i-federates-iraniane-te-futbollit:-vizat-per-kupen-e-botes-duhet-te-leshohen-ne-kohe

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj ka thënë se lëshimi në kohë i vizave mbetet një nga shqetësimet kryesore përpara Kupës së Botës FIFA 2026, raportojnë mediat iraniane, transmeton Anadolu.

“Çështja e vizave aktualisht është një nga temat më të rëndësishme. FIFA duhet të zgjidhë procesin e lëshimit në mënyrë që vizat të jepen në kohë dhe anëtarët e ekipit dhe shoqëruesit të mund të udhëtojnë pa probleme”, ka thënë Taj.

Ai ka shtuar se Irani tashmë ka dorëzuar listat dhe kërkesat e nevojshme lidhur me turneun dhe se kjo çështje do të koordinohet dhe shpallet bashkërisht me Meksikën, Kanadanë dhe SHBA-në. Taj gjithashtu ka thënë se shqetësimet e ngritura më parë për kushtet e organizimit dhe ndjeshmëritë e mundshme në SHBA “janë zvogëluar pjesërisht”.

“Për momentin nuk ka probleme të veçanta në Meksikë dhe kushtet po shkojnë normalisht”, ka thënë ai. Kreu i futbollit iranian ka shtuar se pala amerikane, sipas raportimeve, ka treguar bashkëpunim në disa rregullime, përfshirë çështje që lidhen me praninë e iranianëve dhe plotësimin e disa kërkesave logjistike.

Ekipi kombëtar i Iranit javën e kaluar dorëzoi aplikimet për viza në Ambasadën e SHBA-së në Ankara, në prag të Kupës së Botës 2026. Turneu do të organizohet bashkërisht nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Anëtarët e skuadrës iraniane udhëtuan nga kampi i tyre stërvitor në qytetin turistik Antalya në kryeqytetin Ankara për të përfunduar procedurat e vizave. Skuadra ka qenë në kamp stërvitor në Antalya që nga 19 maji.

Zëvendëspresidenti i parë i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Mohammad Nabi më herët ka thënë se delegacioni do të përfundojë procedurat e vizave për Kanadanë gjatë vizitës, ndërsa priten të bashkohen edhe disa lojtarë iranianë që luajnë jashtë vendit.

Related posts

Vrau një burrë, nusen e xhaxhait dhe më pas qëlloi veten me armë, policia e Kosovës: Si ndodhi krimi në Podujevë!

admin

Drejtori i përgjithshëm i IAEA do të udhëtojë në Moskë për të diskutuar sigurinë bërthamore

admin

Pas dështimit të seancës së parë, Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

admin