RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Thatësira nuk i anashkaloi lumenjtë në Ballkan

thatesira-nuk-i-anashkaloi-lumenjte-ne-ballkan

Uji i lumenjëve shfrytëzohet për qëllime të ndryshme qoftë për pije, për ujitje, për prodhim të energjisë elektrike apo për transport.

Moti i thatë që kaploi muajt e fundit shumë vende të botës, përfshi edhe rajonin e Ballkanit, ndikoi në tharjen e shumë lumenjëve dhe liqeneve. Temperaturat e larta ndikuan që disa pjesë të lumit Sava në Zagreb, lumit Danub në pjesën e Novid Sadit, dhe burimet e lumit Miljaçka në Sarajevë, të pësojnë rënie, gjegjësisht rrezik për tharje.

Danubi në Novi Sad nën nivelin e duhur

Thatësira e vazhdueshme negativisht ka reflektuar mbi nivelin e lumit Danub, si një prej lumenjëve më të gjatë në Evropë. Shtrati i lumit Danub, në qytetin e Novi Sadit, në Serbi, sipas të dhënave të Entit Republikan Hidrometeorologjik të Serbisë, ka rënë minius 4 centimetra. Dhe, siç njoftuan ditë më parë kushtet për lundrim në Danub afër Novi Sadit janë të pafavorshme. Niveli më i ulët i lumit Danub, në këtë pjesë të Serbisë, prej minus 134 centimetra është regjistruar më 10 janar të vitit 1909.

Burimet e Miljackës në rrezik

Burimi i lumit Miljacka në Bosnjë e Hercegovinë, i cili kalon përmes kryeqytetit, Sarajevës, si pasojë e temperaturava të larta periudhës së kaluar është ballafaquar me rrezikun e tharjes.
Ndërkaq rreziku i tharjes së lumit që kalon në mes të qendrës së qytetit ndikon negativisht edhe tek gjallesat që ajo ka. Pjesa më e madhe e këtij lumi të gjatë mbi 35 kilometra kalon përmes Sarajavës.

Thatësirat godasin lumin Sava në Zagreb

Shkaku i zvogëlimit të nivelit të ujit në lumin Sava në Zagreb, qytetarët si rrallë më parë mund të shohin sipërfaqen prej dheut.

Temperaturat e larta të vazhdueshme dhe mungesa e të reshjeve kanë ndikuar në paraqitjen e këtyre pamjeve. Analizat e Entit Hidrometeorologjik të Kroacisë, thonë se Mesdheu është më i rrezikuar nga thatësirat e verës. Situata me nivelin e ujit në lumin Sava, ka ndikuar keq edhe në nivelin e liqenit të vogël në Bundek. Kur bie niveli i ujit të Savës dhe ujërave nëntokësore, bie edhe niveli i ujit në Bundek.

Pamje të lumejve të thatë, ose nën nivelin e dëshiruara janë shfaquar gjithashtu në shumë vende të botës përfshirë SHBA-të, pjesë të ndryshme të Evropës, Lindjen e Mesme.

Related posts

Glauk Konjufca pa avokat, dështon gjykimi ndaj tij se hodhi gaz lotsjellës në Parlament

Muhamet Ramadani

Benini voton për parlamentin dhe pushtetin lokal pas grushtit të dështuar të shtetit

Muhamet Ramadani

Evropianët kërkojnë të mbrojnë NATO-n, mes shqetësimeve mbi rezultatin e zgjedhjeve në SHBA!

admin