RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin diskuton me kryeministrin armen situatën në Karabak

putin-diskuton-me-kryeministrin-armen-situaten-ne-karabak

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Kremlini, në bisedën telefonike Putin-Pashinyan me iniciativë të palës armene u diskutua situata rreth Karabakut.

Në bisedë u konfirmua rëndësia zbatimit në mënyrë të qëndrueshme të marrëveshjeve trepalëshe të nënshkruara në nëntor 2020, janar 2021 dhe nëntor 2021 mes liderëve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë si dhe u theksua roli i forcës paqeruajtëse ruse në sigurimin e stabilitetit në rajon.

Po ashtu bëhet e ditur se në bisedë u diskutuan edhe disa çështje aktuale lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të aleancës dhe partneritetit strategjik mes Rusisë dhe Armenisë. /aa

Related posts

Berisha: Fryma është si në 92-shin, qëllimi ynë madhor do jetë anëtarësimi në BE

admin

Numri i viktimave në Gaza rritet në 72,737 që nga tetori 2023

RTI

OKB-ja e shqetësuar pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë

Muhamet Ramadani