RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon takimi i kryetarëve të komunave të veriut, këto janë kërkesat e tyre

perfundon-takimi-i-kryetareve-te-komunave-te-veriut,-keto-jane-kerkesat-e-tyre

Ka përfunduar takimi i kryetarëve të komunave veriore të Kosovës, ku gjatë diskutimit të tyre kanë vendosur që nëse nuk iu plotësohen kërkesat, ata kërcënojnë se do të dalin nga institucionet e Kosovës.

Këshilltarët e katër komunave të pjesës veriore nga veriu i Mitrovicës, Zvecani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën ata i kërkojnë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq që në shtatë ditët e ardhshme të gjejnë një zgjidhje kompromisi të qëndrueshme dhe afatgjate për tabelat dhe letërnjoftimet, raporton Telegrafi.

Gjithashtu ata kanë kërkuar që të formohet pa vonesa Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjes së Brukselit.

Ata po ashtu i kanë bërë ftesë KFOR-it që të sigurojë paqe dhe siguri për serbët.

Ata gjithashtu iu kanë bërë ftesë qytetarëve serb, që mos të bijën pre e deklaratave nga Prishtina.

Në fund, të deklaratës së nënshkruar, ata bëjnë thirrje nëse këto kërkesa nuk përmbushen do të fillojnë largimin nga institucionet e Kosovës.

Related posts

Ushtari libanez u vra në sulmin izraelit në një shkelje të re të armëpushimit

admin

Kryeprokurori i GJNP-së, Khan mohon akuzat për sjellje të pahijshme: Jam i pafajshëm

Irfan Jahiu

Kurti takon sot Abdixhikun e Haradinajn, Krasniqi i PDK-së refuzon ftesën

admin