Në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës, kancelari gjerman, Olaf Scholz, premtoi se do t’iu ndihmojnë trupave ukrainase me më tepër armatim, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Ai deklaroi se pos armatimit, Ukrainës do t’i dalë në ndihmë edhe nëpërmjet trajnimit të ushtarëve për përdorimin e pajisjeve moderne ushtarake.
“Ne do t’i vazhdojmë sanksionet. Do ta mbështesim financiarisht dhe në rindërtimin e qyteteve e fshatrave të shkatërruar”, tha Scholz.
Në fund të tetorit, Bashkimi Evropian do të mbajë konferencë ndërkombëtare për ta diskutuar rindërtimin e Ukrainës.
“Dua ta dini se keni miq. Në Gjermani jeni të mirëpritur nga zemra. Spitalet tona do të vazhdojnë t’i trajtojnë ushtarët e plagosur ukrainas. Kufijtë dhe zemrat tona mbeten të hapura për të gjithë ata që janë të detyruar të ikin nga terrori rus”, tha kancelari gjerman. /koha