RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukrainë, centrali bërthamor në Zaporizhzhia shkëputet nga rrjeti i energjisë

ukraine,-centrali-berthamor-ne-zaporizhzhia-shkeputet-nga-rrjeti-i-energjise

Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainë është shkëputur nga rrjeti elektrik për herë të parë, tha operatori shtetëror i energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania bërthamore Energoatom tha se centrali u shkëput pasi zjarri dëmtoi linjat e energjisë që e lidhnin atë me rrjetin.

Autoritetet pro-ruse në Energodar, ku ndodhet termocentrali, thanë se sistemi i sigurisë u aktivizua në termocentral për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike pas konflikteve në rajon.

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë

Termocentrali Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

Centrali, i cili ka gjashtë reaktorë bërthamorë dhe një kapacitet gjenerues të energjisë elektrike prej 5.700 megavatë-orë, siguron 20 për qind të totalit të energjisë elektrike në Ukrainë.

Sulme artilerike zhvillohen rreth termocentralit, i cili aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë ruse. /aa

Related posts

Hovenier: Përfundimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke, jo diçka më pak

Muhamet Ramadani

Fermerët prodhues të qumështit bllokojnë rrugën kryesore në Serbi për shkak të çmimit të ulët të grumbullimit

admin

Keqpërdorimi i votave në Prizren, Prokuroria autorizon Policinë për mbledhjen provave

admin