RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: Përfundimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke, jo diçka më pak

hovenier:-perfundimi-i-procesit-te-dialogut-kosove-serbi-duhet-te-jete-njohja-reciproke,-jo-dicka-me-pak

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë që duhet tejkaluar vetëm me njohje reciproke dhe jo diçka më pak.

Hovenier, ka kërkuar sërish nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë obligimet nga procesi i dialogut.

“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha ai në një panel të samitit “The Western Balkans 2024”.

Tutje ai tha se nuk pajtohet me një deklaratë – të miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska – në të cilën Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

Ai tha se Pavarësia e Kosovës nuk rinegociohet.

“Ky nuk është qëndrim i vendit tim apo i partnerëve. Ne e kemi njohur Kosovën si vend të pavarur demokratik dhe kjo nuk mund të diskutohet”, tha Hovenier.

Related posts

Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, goditet grupi kriminal, tre të arrestuar nga Gjilani

Muhamet Ramadani

Sveçla: Ka mbaruar koha kur veriu kontrollohej nga strukturat kriminale të Serbisë

admin

Dritan Abazoviç: Negociatat për formimin e një qeverie të re, jo realiste

admin