RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tri anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

tri-anije-te-tjera-me-drithe-nisen-nga-ukraina

Tri anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes së eksportit të drithit të nënshkruar muajin e kaluar në Istanbul, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dërgesat nga portet e Ukrainës po vazhdojnë, thuhet në një deklaratë të ministrisë, e cila shtoi: “Tri anije të tjera të ngarkuara me drithë u nisën nga portet ukrainase këtë mëngjes”.

Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të rifilluar eksportet e drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e shtatë.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është krijuar në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.

Sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, deri të premten, 44 anije janë larguar nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes, duke transportuar një milion ton ushqim në 15 vende në mbarë botën. /aa

Related posts

Partia opozitare greke SYRIZA akuzon qeverinë për “bashkëpunim me Izraelin” në një operacion piraterie

Hevzi

Spanja do t’u japë status ligjor gati gjysmë milion migrantëve të parregullt

Hevzi

Projekt revolucionar: rrjeti i tuneleve nëntokësore në Zvicër

admin