RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tri anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

tri-anije-te-tjera-me-drithe-nisen-nga-ukraina

Tri anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes së eksportit të drithit të nënshkruar muajin e kaluar në Istanbul, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dërgesat nga portet e Ukrainës po vazhdojnë, thuhet në një deklaratë të ministrisë, e cila shtoi: “Tri anije të tjera të ngarkuara me drithë u nisën nga portet ukrainase këtë mëngjes”.

Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të rifilluar eksportet e drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e shtatë.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është krijuar në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.

Sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, deri të premten, 44 anije janë larguar nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes, duke transportuar një milion ton ushqim në 15 vende në mbarë botën. /aa

Related posts

Udhëheqësi autoritar Lukashenko nënshkruan dekretin, fal 30 persona të dënuar

admin

Vrasja e Liridona Ademajt/ “Kam hyrë në kredi 25 mijë euro për Naim Murselin”, dëshmon në gjyq një prej të akuzuarve, Kushtrim Kokalla

admin

Erdoğan: Turqia kundërshton sulmet ndaj vlerave islame në emër të lirisë

Muhamet Ramadani