RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kamberi: Marrëveshje si këto, të mirëseardhura për qytetarët e Luginës së Preshevës

kamberi:-marreveshje-si-keto,-te-mireseardhura-per-qytetaret-e-lugines-se-presheves

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve për hyrje-daljet në kufi.

Deputeti shqiptar nënvizon se marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE-së e përfshirjen e drejtpërdrejt të SHBA-ve. Lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Republikës së Kosovës, po merr kuptim. Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, është shprehur Kamberi.

Këtë të shtunë, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Lajmi është dhënë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. /euronews

Related posts

Rritet në 37.718 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin

“Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve ishte kriter kyç”, Kurti thirrje BE-së: Hiqni masat ndaj Kosovës sa më parë

admin

Zelensky në Beograd: çfarë u tha dhe për çfarë u hesht mes dy presidentëve

Muhamet Ramadani