RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arrestohen 2 zjarrfikës në Francës për zjarret shkatërruese

arrestohen-2-zjarrfikes-ne-frances-per-zjarret-shkaterruese

Brenda pak ditësh, policia në Francë ka arrestuar dy zjarrfikës vullnetarë të akuzuar për vënien e disa prej zjarreve më shkatërruese që kanë përfshirë vendin këtë verë.

Njëri prej tyre është një 27-vjeçar, i akuzuar për djegien e 230 hektarëve në lindje të Francës. Kolegët e tij shprehen të zhgënjyer.

“Veprimi i tij njollos uniformën. S’mund të ketë tolerancë ndaj tij”, u shpreh zjarrfikësi Cyril Fournier.

Në Grenobël, një tjetër vullnetar ndodhet në burg që prej së enjtes. Ai dyshohet për një seri zjarresh të rëna në qytetin Vif. Ndërsa në fund të korrikut, në rajonin Herault, një rojtar pyjesh pranoi personalisht se kishte qenë autor i disa zjarrvënieve.

“Sa i takon zjarreve kemi elementë të ndryshëm që sugjerojnë një pistë kriminale, sidomos kur disa zjarre bien njëkohësisht”, tha Christophe Peigne, oficer policie.

Që nga nisja e verës, 34 zjarrvënës janë arrestuar në Francë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. /euronews

Related posts

Shkatërrohet një laborator i drogës në Leposaviç, pajisjet e të cilit kapin vlerën e 250 mijë euro

admin

Ushtria izraelite fillon sulmin tokësor ndaj rajonit Rafah

RTI

Dhjetëra avionë kinezë fluturojnë mbi Tajvan

admin