RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Osmani: Vlerësojmë Shqipërinë për respektimin e pakicës maqedonase

osmani:-vleresojme-shqiperine-per-respektimin-e-pakices-maqedonase

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka vizituar vendbanimet me qytetarë maqedonas në Shqipëri.

Në profilin e tij në Facebook, Osmani ka shkruar se Maqedonia e Veriut ofron mbështetje për mbrojtjen dhe promovimin e veçorive të tyre gjuhësore dhe kulturore në Shqipëri, përmes projekteve dhe bashkëpunimeve konkrete.

“Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet shqiptare dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre ndaj pakicës macionale maqedonase. Janë të nevojshme përpjekje shtesë me Shqipërinë për ndryshim të regjimit të punës së pikës kufitare Xhepishtë-Trebishtë, me çka do të përmirësohej bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në këtë rajon si dhe liria e lëvizjes së popullatës lokale nga dy anët e kufirit”

Sipas Osmanit, kjo çështje është ngritur si një nga çështjet kyçe në interes të popullatës maqedonase në rajonin e Golobërdës. Vizita e ministrit Bujar Osmani vjen pas pretendimeve të deritanishme të përfaqësuesve të komunitetit maqedonas në Shqipëri se po përballen me presion që të regjistrohen si bullgarë në regjistrimin e ardhshëm, të planifikuar për tetor. /shenja

Related posts

Gaza, rritet në 31.923 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

rezart morina

Këto janë kërkesat e komunave për Qeverinë

rezart morina

Suedia: Ka përparim në bisedimet e NATO-s me Turqinë

admin