RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Von Cramon: Kompromisi nuk është dobësi

von-cramon:-kompromisi-nuk-eshte-dobesi

Pa u zgjidhur procesi i dialogut nuk ka vend për Kosovën dhe Serbinë në Bashkimin Evropian.

Kështu thotë, eurodeputetja, Viola Von Cramon.

Ajo i bënë thirrje të dyja vendeve të kenë më shumë guxim që të gjejnë një kompromis për të arritur një marrëveshje finale.

Sipas saj kompromisi nuk është dobësi por është guxim.

“Kosova dhe Serbia duhet ta kuptojnë që kompromisi nuk është dobësi. Palët duhet të kenë guxim dhe vullnet që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Nuk ka rrugë tjetër nëse palët një ditë synojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Po e përsëris kompromisi nuk është dobësi por është guxim” , ka thënë eurodeputetja.

Von Cramon thotë se Asociacioni nuk nënkupton një republikë të dytë.

Sipas saj ka mënyra të ndryshme se si mund të zbatohet formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa u rrezikuar sovraniteti i vendit.

“Ka shumë mënyra se si mund të zbatohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, pa u krijuar një republikë e dytë që mund ta rrezikojë sovranitetin e vendit. Duhet të negociohet të shikohet se në çfarë në mënyrë mund të zbatohet asociacioni. Ka shembuj të ndryshëm ne Evropë që mund të merren shembull për formimin e asociacionit”

Autoritetet e Beogradit, kanë insistuar vazhdimisht që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet me kompetenca ekzekutive, derisa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se asociacioni rrezikon bosnjëzimin e vendit. /teve1

Related posts

BE-ja: I papranueshëm vendimi i Polonisë dhe Hungarisë për ndalimin e importeve nga Ukraina

rezart morina

Erdoğan: Në 8-9 vitet e fundit, disa janë përpjekur ta bëjnë Turqinë jofunksionale – VIDEO

admin

Dy kuvendet e qeveritë, Kosovë-Shqipëri bashkohen më 27 nëntor në Tiranë

admin