RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija “SOS Méditerranée” shpëton rreth 470 migrantë në Mesdheun qendror

anija-“sos-mediterranee”-shpeton-rreth-470-migrante-ne-mesdheun-qendror

Ekuipazhi i “SOS Méditerranée’s Ocean Viking”, që vepron në Mesdheun qendror, tha se kishte shpëtuar pothuajse 470 migrantë pas disa misionesh në fundjavë.

“Ata ishin të rraskapitur emocionalisht dhe fizikisht”, shkroi grupi i ndihmës në Twitter herët të dielën, duke shtuar se shumë prej tyre kishin dalë në det të hapur pa jelek shpëtimi.

Mjekët pa Kufij, një tjetër grup i ndihmës raportoi se kishte shpëtuar 11 migrantë të cilët ishin vendosur në bordin e “Geo Barents”.

Ndërkohë, një anije tjetër, “Humanity 1”, u nis dje nga Spanja për në Mesdheun qendror për misionin e saj të parë së bashku me një organizate gjermane të ndihmës, “SOS Humanity”. Organizata gjermane “Resqship” kishte shpëtuar afro 60 migrantë.

Shumica e migrantëve ishin nisur nga brigjet e Afrikës së Veriut, nga Libia ose Tunizia, për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Mesdheut.

Organizatat private të ndihmës vijnë rregullisht në zonë për të shpëtuar migrantët në det.

Autoritetet italiane, shpesh i lejojnë migrantët të zbarkojnë në ishullin e vogël të Lampedusa, Siçili ose në kontinentin jugor.

Italia po përgatitet për zgjedhjet e 25 shtatorit. Disa parti të krahut të djathtë kanë deklaruar në fushatën aktuale zgjedhore se do të ndalojnë ardhjen e migrantëve. /atsh

Related posts

Mijëra njerëz pa energji elektrike pas stuhive që goditën Australinë verilindore

Muhamet Ramadani

Përmbytje në Haiti, humbin jetën 15 persona dhe mijëra të tjerë evakuohen

admin

Francë, mësuesit në grevë për paga dhe kushte më të mira

Muhamet Ramadani