RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BSPK-ja: Greva po zhvillohet pa probleme, s’ka reflektim të Qeverisë

bspk-ja:-greva-po-zhvillohet-pa-probleme,-s’ka-reflektim-te-qeverise

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), njoftoi se greva e përgjithshme po zhvillohet, por që sipas këtij institucioni, nuk ka reflektim të Qeverisë ndaj kërkesave.

BSPK-ja shkroi në Facebook të hënën se Qeveria duhet t’ua dëgjojë hallet dhe të merret seriozisht me shqetësimet e të punësuarve, derisa potencoi se Qeveria duhet ta ftojë në takim sa më parë, “për të mirën e të gjithëve”.

“BSPK është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis partnerëve socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji”, thuhet në komunikatë.

Greva e përgjithshme në Kosovë nisi më 25 gusht, derisa grevistët paralajmëruan se nuk do ta pezullojnë deri në realizimin e premtimeve. Ndër kërkesat e grevistëve është përgatitja e ligjit të pagave. /koha

Related posts

Ka filluar takimi mes Bislimit, Lajçakut dhe Petkoviqit në Bruksel

rezart morina

Serbët në veri do të protestojnë kundër Vuçiqit

admin

Spanja po mbyll vitin më të nxehtë në histori

admin