RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri ekstremist izraelit thirrje për shpërbërjen e kabinetit të luftës nëse zvogëlohet intensiteti në Gaza

ministri-ekstremist-izraelit-thirrje-per-shperberjen-e-kabinetit-te-luftes-nese-zvogelohet-intensiteti-ne-gaza

Ministri izraelit ekstremist i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, kërkoi sot shpërbërjen e Kabinetit të Luftës të Izraelit nëse zvogëlohet intensiteti i luftës në Gaza, transmeton Anadolu.

Kabineti izraelit i luftës u krijua më 11 tetor për të drejtuar luftën në Gaza dhe përbëhet nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe Benny Gantz, i cili është kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar në opozitë, krahas dy vëzhguesve – ministrit të Çështjeve Strategjike Ron Dermer dhe ministrit pa portofol Gadi Eisenkot.

“Ideja e reduktimit të aktivitetit në Gaza është një dështim i menaxhimit të luftës nga kabineti i vogël (i luftës). Duhet të shpërbëhet menjëherë”, tha Ben-Gvir në një deklaratë.

“Ka ardhur koha për të rivendosur frenat në kabinetin më të gjerë (të sigurisë)”, shtoi ai.

“Nëse dikush ka ndërmend, Zoti na ruajt, të ndalojë IDF-në (ushtrinë izraelite) përpara se Hamasi të mposhtet dhe të kthehen të gjithë pengjet, ai duhet të marrë parasysh se Otzma Yehudit nuk do të jetë me të”, tha Ben-Gvir gjithashtu duke iu referuar anëtarësimit të partisë së tij në koalicionin qeverisës.

Të hënën, media izraelite raportoi se Izraeli po negocion me ndërmjetësit – Egjiptin dhe Katarin – në një përpjekje për të arritur një marrëveshje të re shkëmbimi të të burgosurve me Hamasin.

Related posts

Specialja ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

admin

Fëmijëri të ndërprera dhe një brez pa baballarë

Kushtrim Guraj

Raportohet për të vdekur dhe të plagosur nga sulmi ndaj një autobusi në Sirinë perëndimore

admin