RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali i Zi: Nafta nga sot shtrenjtohet për 12 centë

mali-i-zi:-nafta-nga-sot-shtrenjtohet-per-12-cente

Ministria e Investimeve Kapitale e Malit të Zi ka njoftuar se çmimi i naftës nga sot do të jetë 12 centë më i lartë dhe do të arrijë në 1.58 euro.

Siç thuhet në Twitter nga Qeveria e Malit të Zi, edhe nafta për ngrohje do të shtrenjtohet për 11 centë, kështu që nga e marta një litër i këtij lloji karburanti do të kushtojë 1.78 euro.

Çmimet e të dy llojeve të benzinës do të mbeten të pandryshuara – BMB98 do të kushtojë 1.32 euro, dhe BMB95 do të kushtojë 1.35 euro, njofton RTCG./kosovapress

Related posts

Katër të vdekur në Prishtinë, Policia nis hetime

admin

Trump pretendon se lideri suprem iranian Mojtaba Khamenei është “90 për qind i eliminuar”

Irfan Jahiu

Në manastir u gjetën dy armë dhe një helmetë e PK-së, që u morën nga vendi ku u vra Afrim Bunjaku

admin