RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali i Zi: Nafta nga sot shtrenjtohet për 12 centë

mali-i-zi:-nafta-nga-sot-shtrenjtohet-per-12-cente

Ministria e Investimeve Kapitale e Malit të Zi ka njoftuar se çmimi i naftës nga sot do të jetë 12 centë më i lartë dhe do të arrijë në 1.58 euro.

Siç thuhet në Twitter nga Qeveria e Malit të Zi, edhe nafta për ngrohje do të shtrenjtohet për 11 centë, kështu që nga e marta një litër i këtij lloji karburanti do të kushtojë 1.78 euro.

Çmimet e të dy llojeve të benzinës do të mbeten të pandryshuara – BMB98 do të kushtojë 1.32 euro, dhe BMB95 do të kushtojë 1.35 euro, njofton RTCG./kosovapress

Related posts

Agjencitë e njohura humanitare: Nuk kemi fjalë për të përshkruar vuajtjet në Gaza

admin

Zjarr në një festë të Vitit të Ri në resort skish në Zvicër, disa të vdekur

admin

BE-ja bën thirrje për më shumë asete detare për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq

Kushtrim Guraj