RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dalin para gjykatës dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

dalin-para-gjykates-dy-te-miturit-e-dyshuar-per-dhunimin-e-11-vjecares

Dy të miturit që u arrestuan mbrëmjen e së hënës me dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, kanë dalë të martën para gjykatës.

Seanca ka filluar në orën 13:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, te gjykatësja Elife Ukaj, raportoi “Betimi për Drejtësi“.

Pas kësaj seance, pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

I dyshuari i pestë po kërkohet nga policia, pasi është identifikuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 27 gusht, ku fëmija dyshohet se u dhunua nga pesë të dyshuarit në Prishtinë për disa orë./BetimipërDrejtësi

Related posts

“Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet brenda Rusisë”- Macron dhe Scholz: Kievit i lejohet ta mbrojë veten përderisa…

admin

BE: Zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejt, serbët pritet të marrin pjesë

Muhamet Ramadani

Arabia Saudite do të mbjellë 100 milionë pemë përgjatë brigjeve të saj

Muhamet Ramadani