RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundojnë ushtrimet e KFOR-it mbi Urën e Ibrit

perfundojne-ushtrimet-e-kfor-it-mbi-uren-e-ibrit

Kanë përfunduar ushtrimet e ushtarëve të KFOR-it nga Ura e Ibrit pas disa orësh.

Tëvë1 më herët raportoi për shtimin e forcave të KFOR-it, mbi Urën e Ibrit, ku sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit të së shtunës.

Kurse edhe ditë më parë janë parë trupa e automjete të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Ndryshe, KFOR-i ka prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër.

Qeveria e Kosovës në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Megjithatë, vendet e QUINT-it deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafik të Urës në këtë moment.

Ndërkohë Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, deklaroi se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Related posts

Forcat iz’raelite su’lmojnë automjetin me ndihma në Ga’za, ka tetë të vd’ekur

admin

Tërmet me magnitudë 6,5 godet Ishullin Java të Indonezisë

Muhamet Ramadani

Me pjesëmarrje të udhëheqjes shtetërore dhe ushtarake, Maqedonia e Veriut shënon Ditën e Armatës

Irfan Jahiu