RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveritë europiane, gati masat për krizën energjetike

qeverite-europiane,-gati-masat-per-krizen-energjetike

Kursime drastike duke nisur nga Shtatori

Pas paralajmërimit për dimra të tmerrshëm për Europën prej rritjes marramendëse të çmimeve të energjisë, qeveritë e kontinentit po bëjnë gati plane radikale për përballimin e situatës.

Prej 1 Shtatorit, Gjermania nis aplikimin e masave të ashpra të kursimit të energjisë. Nuk do të lejohet ngrohje me temperaturë më të lartë se 19 gradë në ndërtesat publike. Atje ku kryet punë fizike i ngrohti kufizohet në 12 gradë. Korridoret e ndërtesave, hollet, etj. mbeten pa ngrohje.

Në të gjitha vendet e unionit, fasadat e ndërtesave publike do të shuhen pas orës 22:00. Në Francë, pasi presidenti francez Emanuel Makron shpalli fundin e epokës së bollëkut, ekranet e reklamave do të shuhen nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit. Aktivitetet tregtare duhet t’i mbajnë të mbyllura dyert nëse ngrohen me kondicionerë, për të kursyer energji. I njëjti model edhe në Spanjë, ku kondicionerët në ambientet publike nuk mund të freskojnë më shumë se 27 gradë Celsius.

Në Itali dhe Britaninë e Madhe, dyqanet, pabet e të tjera biznese kërkojnë përkrahje financiare nga shteti për të mbijetuar.

E teksa qeveritë përgatiten për hartimin e paketave të mbështetjes përballë dëmeve që përllogariten në miliarda Euro, ministrat europianë të energjisë do të mblidhen më 9 Shtator në Bruksel për të diskutuar vendosjen e një çmimi tavan për energjinë elektrike dhe gazin që ditët e fundit është gati 10-fishuar. /tvklan

Related posts

Një në pesë persona në BE konsiderohet i rrezikuar nga varfëria! Komisioni Evropian prezanton strategjinë! Shtetet anëtare përgjegjëse për politikat sociale

admin

Studiuesi pa’lestinez thotë se Iz’raeli po zhvillon “lu’ftë shf’arosjeje” në Ga’za

admin

Biden tërhiqet nga gara presidenciale, reagon Osmani: Mirënjohja e popullit të Kosovës do të mbetet gjithmonë e thellë

admin