RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveritë europiane, gati masat për krizën energjetike

qeverite-europiane,-gati-masat-per-krizen-energjetike

Kursime drastike duke nisur nga Shtatori

Pas paralajmërimit për dimra të tmerrshëm për Europën prej rritjes marramendëse të çmimeve të energjisë, qeveritë e kontinentit po bëjnë gati plane radikale për përballimin e situatës.

Prej 1 Shtatorit, Gjermania nis aplikimin e masave të ashpra të kursimit të energjisë. Nuk do të lejohet ngrohje me temperaturë më të lartë se 19 gradë në ndërtesat publike. Atje ku kryet punë fizike i ngrohti kufizohet në 12 gradë. Korridoret e ndërtesave, hollet, etj. mbeten pa ngrohje.

Në të gjitha vendet e unionit, fasadat e ndërtesave publike do të shuhen pas orës 22:00. Në Francë, pasi presidenti francez Emanuel Makron shpalli fundin e epokës së bollëkut, ekranet e reklamave do të shuhen nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit. Aktivitetet tregtare duhet t’i mbajnë të mbyllura dyert nëse ngrohen me kondicionerë, për të kursyer energji. I njëjti model edhe në Spanjë, ku kondicionerët në ambientet publike nuk mund të freskojnë më shumë se 27 gradë Celsius.

Në Itali dhe Britaninë e Madhe, dyqanet, pabet e të tjera biznese kërkojnë përkrahje financiare nga shteti për të mbijetuar.

E teksa qeveritë përgatiten për hartimin e paketave të mbështetjes përballë dëmeve që përllogariten në miliarda Euro, ministrat europianë të energjisë do të mblidhen më 9 Shtator në Bruksel për të diskutuar vendosjen e një çmimi tavan për energjinë elektrike dhe gazin që ditët e fundit është gati 10-fishuar. /tvklan

Related posts

Hapet zyra e Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit

admin6

Hutbeja e Haxhit 2023 do të përkthehet në 14 gjuhë

rezart morina

Siri, krizë buke në rajonet nën kontrollin e regjimit të Assadit

admin