RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezi, 10 të vdekur, shumica prej tyre fëmijë, pasi kamioni përplaset në stacion të autobusit

indonezi,-10-te-vdekur,-shumica-prej-tyre-femije,-pasi-kamioni-perplaset-ne-stacion-te-autobusit

Një kamion që po transportonte hekur është përplasur për një stacioni të autobusit në kryeqendër të Indonezisë, Xhakarta, duke shkaktuar vdekjen e së paku 10 personave, shumica e tyre nxënës të shkollës fillore, raporton agjencia AP.

Fëmijët po prisnin në stacion për autobusin për t’u kthyer nga shkolla në shtëpi, kur kamioni humbi kontrollin dhe u përplas te stacioni në zonën Bekasi.

Ishin rreth 20 fëmijë në vendin e ngjarjes, të lënduarit janë dërguar në dy spitale.

Kamioni po ashtu kishte goditur një shtyllë të telekomunikacionit e cila ra dhe goditi një motoçikletë dhe një veturë. Drejtuesi i veturës vdiq në vend të ngjarjes.

Policia ka arrestuar shoferin e kamionit. Nuk është bërë e qartë arsyeja e aksidentit. /koha

Related posts

Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e Jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit

rezart morina

Britani – Çmimet e naftës dhe gazit rriten respektivisht 9 dhe 31 për qind

admin

Bie numri i kurorëzimeve në Kosovë

rezart morina