RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjenevë, me thirrjen e SHBA-së mbahet takim për Sirinë

gjeneve,-me-thirrjen-e-shba-se-mbahet-takim-per-sirine

Në Gjenevë të Zvicrës me thirrjen e SHBA-së u mbajt takimi i katërt për Sirinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga disa vende, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimin në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë morën pjesë përfaqësues nga 13 vende, të kryesuar nga ndihmësnënsekretari për Çështjet e Lindjes së Afërt në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Ethan Goldrich, i cili është edhe përgjegjës për marrëdhëniet me Sirinë, Jordaninë dhe Libanin.

Sipas deklaratave të vendeve pjesëmarrëse, zëvendësministri i Çështjeve Rajonale përfaqësues i Katarit, Mohammed bin Abdulaziz, dhe përfaqësuesi i Gjermanisë për Sirinë, Stefan Schneck zhvilluan një takim.

– Thirrje për përpjekje të përbashkëta për sovranitetin e Sirisë

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, zëvendësministri Mohammed bin Abdulaziz dha një mesazh vendosmërie për t’i dhënë fund vuajtjes së popullit sirian, e cila zgjat prej më shumë se 10 vitesh.

Theksohet se gjatë takimit, i cili u mbajt herën e kaluar në Bruksel nuk mund të ndërmerreshin hapa të rëndësishëm më parë, por nga ana tjetër ai theksoi rëndësinë e punës së përbashkët për mbrojtjen e sovranitetit dhe nderit të Sirisë.

Përfaqësuesi i Gjermanisë për Sirinë, Schneck, theksoi se ata janë bashkuar me vendet që janë dakord të bisedojnë për të ardhmen e Sirisë.

Schneck tha se do të bëjnë përpjekje për të arritur një zgjidhje politike në Siri, pavarësisht nga përkeqësimi i situatës humanitare në vend.

– Shtyhen bisedimet e Komitetit Kushtetues të Sirisë

Në Gjenevë gjithashtu mbahen edhe bisedimet e Komitetit Kushtetues të Sirisë.

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir O. Pedersen, më 16 korrik njoftoi se raundi i 9-të i takimeve të Komitetit, i cili ishte planifikuar të mbahej në korrik u shty.

Nuk dihet ende se kur do të vazhdojnë bisedimet e Komitetit Kushtetues të Sirisë. /aa

Related posts

Kosova në “Ditë Zie” për nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

Muhamet Ramadani

Dy të vdekur dhe disa të plagosur rëndë në aksidentet me fishekzjarre në Holandë

admin

“Nëse nuk do të ishte për ne, ju do të flisnit frëngjisht”- Batuta dhe humor në fjalimet e Mbretit Charles dhe Donald Trump! Presidenti i SHBA-ve: Në Kongres i bëre demokratët të ngrihen në këmbë

admin