RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani – Çmimet e benzinës rriten sërish pas përfundimit të masave lehtësuese

gjermani-–-cmimet-e-benzines-rriten-serish-pas-perfundimit-te-masave-lehtesuese

Çmimi i benzinës në Gjermani u rrit sërish sot, pas përfundimit të masave lehtësuese që përfshinin nje zbritje të përkohshme të taksës së energjisë.

Mes rritjes së kostos së jetesës ende në rritje dhe inflacionit në nivele rekord, lehtësimi i taksave për kompanitë e energjisë kishte si qëllim uljen e kostove në pikat e karburanteve dhe për rrjedhojë të lehtësonte një pjesë të barrës financiare për qytetarët.

Fillimisht, çmimet e benzinës dhe të naftës shënuan nje rënie , por megjithatë ato u rritën gjatë periudhës tre mujore që përfundoi brenda natës.

Benzina normale E10 (me deri në 10% etanol të rinovueshëm) ishte mbi 2 € (rreth 2 dollarë) për litër në shumë pika karburanti sot në mëngjes.

Nafta, e cila tashmë kishte qenë mbi 2 €, ishte rritur në 2.10 €, dhe në disa vende deri në 2.30 € për litër.

Një tjetër masë lehtësuese e kostos, një biletë e njohur mujore prej 9 € për transportin publik në të gjithë Gjermaninë, i mbaroi afati gjithashtu dje në mbremje. /atsh

Related posts

Pagat në Mbretërinë e Bashkuar bien me ritmin më të shpejtë në 20 vjet gjatë qershorit

admin

Tajani thotë se lufta kundër migracionit është prioritet i Italisë dhe Turqisë

admin

Kahramanmaraş, “qyteti i tendave” i ngritur nga forcat komando strehon 3.200 të prekur nga tërmeti

rezart morina