RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kili, 13 të vdekur nga zjarret pyjore

kili,-13-te-vdekur-nga-zjarret-pyjore

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në pyjet në pjesët qendrore dhe jugore të Kilit.

Mauricio Tapia, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Parandalimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive, tha: “Për fat të keq, duam të shprehim se kemi 13 viktima në total. 11 persona humbën jetën në rajonin Biobio. Piloti bolivian dhe tekniku kilian vdiqën në një helikopter që u rrëzua”.

Ministri kilian i Bujqësisë, Esteban Valenzuela, tha në një deklaratë se një helikopter zjarrfikës i ngarkuar për t’iu përgjigjur zjarreve në pyje u rrëzua.

Më shumë se 50 zjarre pyjore kanë vazhduar në La Araucania, Biobio dhe Nuble dhe më shumë se 45 mijë hektarë sipërfaqe janë shndërruar në hi deri më tani.

Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të zjarrit që ka kërcënuar zonat e banuara, ndërsa më shumë se njëqind shtëpi janë djegur plotësisht.

Siç njoftohet, edhe pjesëtarët e ushtrisë kanë mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarreve të rënda që kanë vazhduar në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Related posts

Parlamenti irakian zgjedh presidentin

Muhamet Ramadani

Ambasadori rus: Moska po ndërmerr hapat e nevojshëm për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Irfan Jahiu

Marok, 22 të vdekur dhe 16 të plagosur pas shembjes së dy ndërtesave

RTI