RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia do t’i kërkojë Gjermanisë 1.3 trilionë euro dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore

polonia-do-t’i-kerkoje-gjermanise-1.3-trilione-euro-demshperblim-per-luften-e-dyte-boterore

Qeveria polake të enjten ka vlerësuar koston financiare të humbjeve të Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin nazist në 1.3 trilionë euro, ndërsa njoftoi se do të kërkonte nga Gjermania të negociojë këto dëmshpërblime.

“Është një shumë e konsiderueshme prej 6.2 trilionë zllotë”, ka thënë në një konferencë, zëvendëskryeministri, Jaroslav Kaczynski, shkroi të enjten “Euronews”.

Ai shtoi se procesi i marrjes së dëmshpërblimit do të ishte i gjatë dhe i vështirë.

Shuma u njoftua në publikimin e një raporti mbi koston e viteve të pushtimit nazist gjerman. Rreth 30 historianë, ekonomistë dhe ekspertë të tjerë kanë punuar për këtë dokument që nga viti 2017.

Qeveria e këtij vendi thotë se Polonia nuk është kompensuar nga Gjermania, ndërsa Berlini argumenton se kompensimi është paguar për kombet e Bllokut Lindor në vitet pas luftës.

Pushtimi gjerman nazist i Polonisë filloi 83 vjet më parë dhe zgjati deri në fund të luftës, në maj të vitit 1945.

Rreth gjashtë milionë qytetarë të Polonisë, duke përfshirë tre milionë hebrenj, u vranë në luftë. /koha

Related posts

SHBA-ja falënderon Turqinë për korridorin e drithit

admin

“I përdorën si mjete lufte”- SHBA akuzon Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë! Çfarë është substanca kloropicrinë

admin

KFOR-i mirëpret vendimin për reduktimin e pranisë së Policisë në veri

admin