RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Media greke e shqetësuar nga epërsia e dronëve turq në Egje

media-greke-e-shqetesuar-nga-epersia-e-droneve-turq-ne-egje

Gazeta greke “Kathimerini” tha se mjetet ajrore pa pilot (UAV) të Turqisë përbëjnë një “kërcënim” për Greqinë, duke shtuar se “Greqia nuk ka pajisje të mjaftueshme elektronike të luftës dhe kjo është shqetësuese në rast të një konflikti të mundshëm turko-grek në Egje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta, në një lajm bazuar në burime ushtarake greke, komentoi se “një pjesë e punës së bërë nga avionët turq në Egje në të kaluarën, tashmë është marrë përsipër nga dronët”.

Në lajm është cituar edhe një deklaratë e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka thënë: “Ne tani jemi aty me UAV-të tona, dronët tanë luftarakë (UCAV), jemi me sulmuesit tanë, jemi me Gökbey-ët (helikopter) tanë dhe me gjithë këto armë, ne jemi frika e atyre që janë armiqësorë ndaj nesh në botë”.

Gazeta greke po ashtu ka përshkruar edhe dronët Bayraktar TB-2, Akıncı dhe Anka-S.

Në lajm pretendohet se Greqia po harton gjithashtu projekte për qëllime “paraprake” kundër dronëve turq.

“Dislokimi i elementëve anti-UAV të prodhimit izraelit…në ishujt lindorë të Egjeut kryhet në fshehtësi të madhe. Nga ana tjetër, është vendosur të blihen dronë të tipit MQ-9 nga SHBA-ja. Në rendin e ditës janë edhe projektet e dronëve vendas”, thuhet më tej.

Në lajm, i cili i përshkruan dronët turq si “kërcënim” për mbrojtjen e vendit, theksohet: “Greqia nuk ka pajisje të mjaftueshme elektronike të luftës. Kjo është shqetësuese në rast të një konflikti të mundshëm turko-grek në Egje”.

Related posts

Tërmet vdekjeprurës në Afganistan

admin

Presidentja greke shpërndan parlamentin e ri, shpall zgjedhje të reja më 25 qershor

admin

Qeveria italiane rrit dënimet deri në 30 vjet për trafikantët e qenieve njerëzore

admin