RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryetari i Suharekës reagon pas njoftimit se një mësimdhënëseje iu ndalua ushtrimi i profesionit për shkak të shamisë

kryetari-i-suharekes-reagon-pas-njoftimit-se-nje-mesimdheneseje-iu-ndalua-ushtrimi-i-profesionit-per-shkak-te-shamise

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar rreth njoftimit se në shkollën e Reshtanit një mësimdhënëseje i është ndaluar ta kryejë punën e saj për shkak të shamisë.

Në një vendim, i cili është publikuar në rrjetet sociale, thuhet se mësimdhënëses nuk i lejohet të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollë me uniformë fetare.Lidhur me këtë, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se bordi i prindërve nuk është institucion i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna.

“Kjo ndodh në organet komunale më një procedurë tash të rregulluar mirë” – ka shtuar kryetari i Suharekës.Muharremaj ka theksuar se në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht atij si kryetar për veprimet institucionale.

“Deri në një rast të tillë, të gjithë mësimdhënësit ushtrojnë detyrat e veta konform procedurës së lartpërmendur” – ka theksuar kryetari i Suharekës, i cili ka treguar se gjendet jashtë vendit dhe porsa të kthehet do ta trajtojë me prioritet këtë rast.

Related posts

Qeveria dorëzon ankesë kundër vendimit të gjykatës për pezullim të vendimit për ulje të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve

admin

Gjermani, rreziku i varfërisë ka prekur 17,6 milionë njerëz

Muhamet Ramadani

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

admin