RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Përse shpesh nuk mund t’i kujtojmë ëndrrat?

​perse-shpesh-nuk-mund-t’i-kujtojme-endrrat?

Truri ynë ndërton ëndrrat nga kujtimet tona që janë të pranishme në jetën e përditshme, por disa njerëz shpesh e kanë të vështirë t’i kujtojnë ëndrrat e tyre.

Më poshtë lexoni arsyet pse ne nuk i mbajmë mend ëndrrat tona, nga stresi deri te zgjimi i shpejtë.

Stresi

Hulumtimet kanë treguar se stresi jo vetëm që prish dhe shkurton fazën e gjumit REM, por gjithashtu rrit numrin e zgjimeve gjatë natës. Të dyja mund ta bëjnë të vështirë për ju të mbani mend atë që keni ëndërruar.

Të ushqyerit

Është e rëndësishme të shmangni ushqimet që shqetësojnë gjumin, si ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura, ushqimet pikante, agrumet, por pijet e gazuara.

Trauma

Trauma është e ngjashme me stresin, por shumë më intensive. Mund të çojë lehtësisht në pagjumësi, por edhe në shtypjen e plotë të kujtimit të ëndrrave në një përpjekje për të harruar makthet e dhimbshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Ilaçe të caktuara

Sipas ekspertit të gjumit dhe profesorit të NYU, Girardin Jean-Louis, “disa medikamente mund të ndikojnë në ciklin e gjumit REM ose të shkaktojnë ankthe”.

Çrregullime të gjumit

Gjithçka nga pagjumësia tek apnea e gjumit dhe narkolepsia mund të ndikojë negativisht në ciklin e gjumit REM.

Zgjimi shumë shpejt

Sipas psikologut dhe ekspertit të ëndrrave Rubin Najman, zgjimi shumë shpejt mund t’ju bëjë të harroni atë që keni ëndërruar. Ai thotë se periudha e një lloj marramendjeje, gjendja hibride e jashtëzakonshme në të cilën zgjoheni nga gjumi, është e shkëlqyer për të kujtuar atë që keni ëndërruar.

Duke mos i kushtuar vëmendje

Autori dhe eksperti i ëndrrave të kthjellëta Robert Ëagoner përmendi një herë se disa njerëz thjesht janë më të interesuar për ëndrrat e tyre se të tjerët. Dhe, nëse diçka nuk ju intereson, as nuk do t’i kushtoni vëmendje, shkruan Mind Body Green.

Related posts

“Infektivi, masa përgatitore për sezonin vjeshtë-dimër”/ Manastirliu: Sigurohen 270 mijë vaksina ndaj gripit

admin

Rreth gjashtë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

admin

5 simptoma të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme që mund të shfaqen në fytyrën tuaj

rezart morina