RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB i kërkon SHBA-së përshpejtimin e vizave për delegacionin rus

okb-i-kerkon-shba-se-pershpejtimin-e-vizave-per-delegacionin-rus

SHBA-ja nuk ka lëshuar ende viza për delegacionin rus që pritet të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), në Nju Jork, sipas zyrtarëve të organizatës.

“Sekretari i Përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së mbeten në kontakt të ngushtë me vendin pritës, SHBA-në dhe misionet përkatëse në OKB, përfshirë Federatën Ruse, sipas Marrëveshjes së Selisë OKB-SHBA”, tha një zëdhënës në një deklaratë.

Vizat lëshohen në bazë të një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si vend pritës, dhe Kombeve të Bashkuara, e cila detyron Uashingtonin të lejojë diplomatët dhe anëtarët e delegacioneve qeveritare të hyjnë në vend nëse duan të shkojnë në selinë e OKB-së.

Megjithatë, liria e lëvizjes së diplomatëve mund të kufizohet vetëm në disa blloqe rreth ndërtesës së OKB-së.

Takimi i këtij viti i OKB-së do të fillojë më 20 shtator dhe do të zgjasë një javë. Deri më tani, pritet të marrin pjesë më shumë se 150 krerë shtetesh dhe qeverish. /atsh

Related posts

sh-kryeministri izraelit, Olmert: Vendi është “në prag të luftës civile”

admin

Arrestohet ish-futbollisti i Arsenalit, akuzohet se tentoi të trafikonte mbi 600 mijë dollarë drogë në Aeroportin Stansted

admin

Kolumbia pezullon armëpushimin me rebelët komunistë ELN tre ditë pas njoftimit

admin