RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB i kërkon SHBA-së përshpejtimin e vizave për delegacionin rus

okb-i-kerkon-shba-se-pershpejtimin-e-vizave-per-delegacionin-rus

SHBA-ja nuk ka lëshuar ende viza për delegacionin rus që pritet të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), në Nju Jork, sipas zyrtarëve të organizatës.

“Sekretari i Përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së mbeten në kontakt të ngushtë me vendin pritës, SHBA-në dhe misionet përkatëse në OKB, përfshirë Federatën Ruse, sipas Marrëveshjes së Selisë OKB-SHBA”, tha një zëdhënës në një deklaratë.

Vizat lëshohen në bazë të një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si vend pritës, dhe Kombeve të Bashkuara, e cila detyron Uashingtonin të lejojë diplomatët dhe anëtarët e delegacioneve qeveritare të hyjnë në vend nëse duan të shkojnë në selinë e OKB-së.

Megjithatë, liria e lëvizjes së diplomatëve mund të kufizohet vetëm në disa blloqe rreth ndërtesës së OKB-së.

Takimi i këtij viti i OKB-së do të fillojë më 20 shtator dhe do të zgjasë një javë. Deri më tani, pritet të marrin pjesë më shumë se 150 krerë shtetesh dhe qeverish. /atsh

Related posts

EULEX dënon vrasjen e grave në Kosovë

admin

Sveçla: Kemi mjaftueshëm dëshmi për sulmin në Banjskë, Prokuroria t’i publikojë rezultatet

Muhamet Ramadani

Policia gjobit me 300 euro një nënë në Prizren, la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Hevzi