RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afro 1000 migrantë kaluan Kanalin për në Britani të Madhe të shtunën

afro-1000-migrante-kaluan-kanalin-per-ne-britani-te-madhe-te-shtunen

Afro 1000 migrantë kanë kaluar Kanalin Anglez për në Britani të Madhe të shtunën, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, raporton agjencia AP.

Ministria ka thënë se 20 anije duke transportuar 960 migrantë janë zbuluar duke e kaluar Kanalin.

Mbi 26 mijë persona e kanë kaluar Kanalin Anglez në anije të vogla deri më tash këtë vit, sipas të dhëënave të autoriteteve britanike.

Kanë kaluar afro katër muaj që kur Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, ka zbuluar planin që të dërgohen migrantët për në Ruanda.

Sipas marrëveshjes së re, Britania synon të dërgojë migrantët që arrijnë ilegalisht në territorin e saj me varka të vogla për në Ruandë, ku nga atje do të procesohet kërkesa e tyre për azil. /koha

Related posts

Pesë shoferëve u merret leja e vozitjes në Ferizaj

Muhamet Ramadani

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin hungarez Orban në Budapest

admin

Inkursioni në Kursk, Rusia shtyn zgjedhjet lokale në qarqet e kontrolluara nga forcat e Ukrainës

admin