RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afro 1000 migrantë kaluan Kanalin për në Britani të Madhe të shtunën

afro-1000-migrante-kaluan-kanalin-per-ne-britani-te-madhe-te-shtunen

Afro 1000 migrantë kanë kaluar Kanalin Anglez për në Britani të Madhe të shtunën, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, raporton agjencia AP.

Ministria ka thënë se 20 anije duke transportuar 960 migrantë janë zbuluar duke e kaluar Kanalin.

Mbi 26 mijë persona e kanë kaluar Kanalin Anglez në anije të vogla deri më tash këtë vit, sipas të dhëënave të autoriteteve britanike.

Kanë kaluar afro katër muaj që kur Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, ka zbuluar planin që të dërgohen migrantët për në Ruanda.

Sipas marrëveshjes së re, Britania synon të dërgojë migrantët që arrijnë ilegalisht në territorin e saj me varka të vogla për në Ruandë, ku nga atje do të procesohet kërkesa e tyre për azil. /koha

Related posts

U bë shkak për shuplakën e Brigitte ndaj Emmanuel Macron, kush është Golshifteh Farahani, aktorja iraniane që komplimentoi Presidenti francez

admin

Raport: 96 për qind e banorëve të Ga’zës përballen me nivele ek’streme të urisë

Muhamet Ramadani

Pakistan, shirat e dendur në kryeqytet marrin jetën e të paktën 11 personave – VIDEO

admin