RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani paralajmëron për më shumë përmbytje

pakistani-paralajmeron-per-me-shume-permbytje

Pakistani paralajmëron se më shumë përmbytje mund të godasin zonën përreth liqenit jugor Manchar, i cili vazhdon të fryhet nga shirat e dendura monsune që kanë përfshirë vendin që nga qershori.

Zyrtarët thanë më 4 shtator se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka arritur në 1.300.

Meteorologët parashikojnë më shumë shi në ditët në vijim në zonën e liqenit Manchar dhe u kanë kërkuar banorëve të dy rretheve të provincës Sindh që të evakuohen.

Liqeni Manchar është liqeni më i madh natyror me ujë të ëmbël në Pakistan dhe ndër më të mëdhenjtë në Azi.

Shirat e dendura monsune dhe shkrirja e akullnajave në malet veriore kanë sjellë përmbytje në Pakistan, të cilat kanë prekur 33 milionë njerëz – apo 15 për qind e popullsisë prej 220 milionë banorësh.

“Shkalla e shkatërrimit është masive dhe kërkon një përgjigje të madhe humanitare”, tha ministri i Planifikimit, Ahsan Iqbal më 3 shtator.

Në fillim të këtij muaji, Pakistani dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 160 milionë dollarë për të ndihmuar për “këtë fatkeqësi të paprecedent klimatike”. Ndërkaq, OBSH-ja ka thënë se mbi 6.4 milionë persona kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare.

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se do të duhen të paktën 10 miliardë dollarë dhe shumë vite që vendi të rimëkëmbet nga fatkeqësia. /aa

Related posts

Biden mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por thotë se së pari duhet të përfundojë lufta

admin

Putin dhe Erdoğan mund të takohen në Astana këtë javë

admin

FAZ-i publikon dëshmi nga revistat serbe: Vuçiqi krenohej me pjesëmarrjen në luftën e Sarajevës

Hevzi