RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dhunimi i 11 vjeçares, sot protestohet sërish në Prishtinë

dhunimi-i-11-vjecares,-sot-protestohet-serish-ne-prishtine

Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë që ndodhi javë më parë, një tjetër protestë është paralajmëruar të mbahet sot.

Protesta do të mbahet para Qeverisë së Kosovës dhe e njëjta është vazhdimësi e asaj që javën e kaluar mblodhi mijëra njerëz për rastin e dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona.

Kujtojmë se më pas u raportua se ajo edhe në qershor ishte dhunuar nga gjashtë persona të tjerë cilët u arrestuan ditë më parë.

Protesta e stome organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj dhe nis në ora 12:00.

Rasti i 11 vjeçares ka tronditur mbarë opinionin publik në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

Si rrjedhojë e kësaj ka pasur edhe dorëheqje të zyrtarëve të lartë në institucione të drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë, si dhe e reagimet kanë ardhur nga gjithë krerët e lartë të shtetit dhe ata opozitarë.

Related posts

Sveçla nga Bërnjaku: Policia po përmbush detyrat e saj duke siguruar ambient të qetë

admin

Sudan, çdo ditë 20 mijë njerëz braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile

RTI

KQZ ua mundëson kandidimin edhe partive që nuk u certifikuan për zgjedhjet e dhjetorit në veri të Kosovës

admin