Ushtria izraelite sot sugjeroi se gazetarja veterane e vrarë e Al-Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, ka të ngjarë se është vrarë “gabimisht” nga të shtënat e një ushtari izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ushtria tha se pas një sërë hetimesh të kryera nga një ekip i specializuar profesional, nuk ishte e mundur të përcaktohet me siguri se kush ishte përgjegjës për vrasjen e Abu Akleh-s.
Megjithatë, deklarata vuri në dukje një “mundësi të madhe” që ajo të ishte vrarë “gabimisht” nga të shtënat e ushtarëve që qëllonin ndaj personave të armatosur palestinezë gjatë përleshjeve.
Ushtria ende mbron pretendimet e saj se mundësia që Abu Akleh të jetë vrarë nga persona të armatosur palestinezë mbetet në tryezë.
Abu Akleh u vra më 11 maj ndërsa raportonte për bastisjet ushtarake izraelit pranë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar. Zyrtarët palestinezë dhe shtëpia mediatike Al-Jazeera kanë thënë se gazetarja u vra nga të shtënat e ushtrisë izraelite. /aa