RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani goditet nga një tërmet me magnitudë 5,4 ballë

irani-goditet-nga-nje-termet-me-magnitude-5,4-balle

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,4 ballë sot goditi pjesën jugore të Iranit, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash në provincën Hormozgan, njoftoi televizioni Iran International.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.

Më herët sot, dy tërmete të fuqishme me magnitudë 6,8 dhe 5,3 ballë sipas shkallës Rihter goditën Kinën jugperëndimore dhe Afganistanin verilindor, duke shkaktuar vdekjen e 21 njerëzve, respektivisht gjashtë.

Irani ndodhet në një zonë aktive sizmike dhe ka regjistruar shumë tërmete katastrofike në të kaluarën.

Në nëntor të vitit të kaluar, Hormozgani u godit nga dy lëkundje të njëpasnjëshme me magnitudë 6,4, përkatësisht 6,3 ballë, të cilat rezultuan në shumë viktima.

Para kësaj, në shkurt, një tërmet me magnitudë 5,6 ballë goditi provincën jugperëndimore Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, duke lënë dhjetëra të lëmduar dhe disa prona të dëmtuara.

Tërmeti më shkatërrues që ka goditur vendin në historinë e fundit ishte ai i vitit 2013 kur të paktën 34 mijë njerëz vdiqën në qytetin Bam në provincën juglindore Kerman. Tërmeti ishte me magnitudë 6,7 të shkallës Rihter. /aa

Related posts

Të paktën 88 të plagosur pas sulmit iranian me raketë në qytetin jugor izraelit pranë Detit të Vdekur

Muhamet Ramadani

Kosova vend potencial që do t’i shes thëngjill Gjermanisë

admin

“Mbi 130 mijë vetë në shesh”, Lirim Krasniqi: Të gjithë kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK, mbahen padrejtësisht në paraburgim

admin