RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-vrasin-nje-palestinez-ne-bregun-perendimor

Nga zjarri që hapën ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve në Jenin të Bregut Perëndimor, ka humbur jetën një person dhe shtatë të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas drejtorit të spitalit në Jenin, Wissam Bakr, personi i vrarë është 29-vjeçari Muhammed Musa Sebaine, dhe se shtatë persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Dëshmitarët okularë thanë për AA se një numër ushtarësh izraelitë bastisën disa vende dhe se një ndërtesë ishte vënë nën rrethim.

Dhjetëra palestinezë hodhën gurë për të parandaluar bastisjet, kurse ushtarët izraelitë u përgjigjën me plumba gome. Në konfliktin që ndodhi, disa palestinezë përdorën armë kundër ushtarëve izraelitë.

Forcat izraelite gjatë bastisjes shkatërruan shtëpinë e palestinezit Raad Hazim.

Më 7 prill 2022, Raad Hazim vrau tre izraelitë dhe plagosi 10 të tjerë në Tel Aviv. /aa

Related posts

Voton Edi Rama: Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre

Muhamet Ramadani

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij! Kritika Erdogan-it: Po i bën qejfin Teheranit

Irfan Jahiu

Izraeli i jep Hamasit ultimatum 60-ditor për çarmatim, kërcënon me rikthim në luftë

admin