RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë

presidenti-erdogan-pritet-me-ceremoni-zyrtare-ne-bosnje-e-hercegovine

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka arritur për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë, u prit me një ceremoni shtetërore nga kreu i Këshillit Presidencial të vendit, Shefik Xhaferoviq, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u prit nga Xhaferoviq në zonën e ceremonive në Pallatin Presidencial në Ssarajevë.

Pas ceremonisë, Erdoğan dhe Xhaferoviq kaluan në takimin kokë më kokë, i cili do të pasohet nga takimi midis delegacioneve.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe anëtari kroat i Këshillit Presidencial, Zhelko Komshiq.

Erdoğan shoqërohet nga një delegacion ministrash dhe zyrtarësh të lartë, duke përfshirë, ndër të tjerë, ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe atë të Mbrojtjes Hulusi Akar, kreun e Dijanetit Ali Erbaş, shefin e Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun dhe zëdhënësin presidencial İbrahim Kalın. /aa

Related posts

E rëndë në Kosovë/ Gruaja goditet me sëpatë nga ish-bashkëshorti, autori arratise nga vendngjarja dhe…

admin

Osmani takon kongresistët amerikanë, thotë se Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë

Muhamet Ramadani

Frika nga mungesat e furnizimeve shtyn Mbretërinë e Bashkuar të rrisë planifikimin emergjent për luftën në Iran

Muhamet Ramadani