RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zimbabve, 700 fëmijë të vdekur si pasojë e fruthit

zimbabve,-700-femije-te-vdekur-si-pasoje-e-fruthit

Së paku 700 fëmijë kanë humbur jetën pas shpërthimit të fruthit që ka prekur vendin e Afrikës Jugore, Zimbabve.

“Deri më 4 shtator 2022, Zimbabve kishte 6.291 raste të konfirmuara, 4.459 shërime dhe 698 vdekje”, tha Ministria e Shëndetësisë në Twitter të hënën.

“Në tërësi 47,8 për qind e rasteve u raportuan nga provinca Manicaland në Zimbabven Lindore ndërsa provinca Mashonaland Perëndimore ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë së rasteve kumulative (16,5 për qind). Ndërkohë, meshkujt përbëjnë 52,7 për qind të totalit të rasteve”, shtoi ministria.

UNICEF-i ka shprehur shqetësim për rritjen e vdekjeve nga fruthi.

“UNICEF-i është thellësisht i shqetësuar me numrin e rasteve dhe vdekjeve në mesin e fëmijëve për shkak të shpërthimit të fruthit në Zimbabve”, thuhet në një deklaratë të UNICEF-it të hënën.

Më 10 prill, rrethi Mutasa në provincën Manicaland u bë i pari që raportoi shpërthimin e fruthit.

UNICEF-i aktualisht po mbështet reagimin e qeverisë së Zimbabves dhe ekipet e reagimit të shpejtë janë vendosur në zonat e prekura.

“UNICEF-i ndihmon qeverinë për të kontrolluar shpërthimin përmes gjurmimit të rasteve në komunitet dhe aktiviteteve shtesë të imunizimit”, thuhet më tej në deklaratën e UNICEF-it. /trt

Related posts

Në Veri janë betuar 15 këshilltarë të rinj, njëri prej të cilëve është serb

admin

Policia konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Muhamet Ramadani

Ish-ministrja Dhurata Hoxha dhe të tjerët lirohen nga akuza për korrupsion

Muhamet Ramadani