RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arrihet marrëveshja për pagat, s’ka më grevë në aeroportet e Gjermanisë

arrihet-marreveshja-per-pagat,-s’ka-me-greve-ne-aeroportet-e-gjermanise

Linja ajrore gjermane Lufthansa dhe sindikata e pilotëve (VC) kanë thënë të martën se kanë arritur marrëveshje për pagat, duke shmangur kështu grevën e dytë që ishte planifikuar më vonë gjatë kësaj jave, shkruan Reuters.

Marrëveshja mes palëve vjen pasi javën e kaluar greva e pilotëve detyroi kompanitë të anulojnë qindra fluturime.

VC-ja nuk dha detaje mbi marrëveshjen që kishin arritur me Lufthansan, por thanë shkurt se ishte e mjaftueshme që greva e dytë të mos fillonte të mërkurën.

“Ne jemi të kënaqur që rezultati u arrit në tryezën e negociatave dhe se mund të shmanget përçarja e mëtejshme për klientët, punonjësit dhe kompanitë”, ka thënë Marcel Groels, përgjegjës për politikën e negociatave kolektive të sindikatës.

VC-ja kishte kërkuar një rritje retroaktive të pagave prej 5.5% nga 1 korriku si dhe një rritje pagash prej 8.2% më 2023 në përgjigje të inflacionit. /koha

Related posts

Më pak aksidente në autostrada gjatë janarit, krahas vitit të kaluar

Muhamet Ramadani

Sulm në Holandë, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë! Autori bërtiste “Allahu akbar”! Dëshmitarët: Donte të shkaktonte shumë viktima

admin

Kurti shërben policët në veri me bakllavë e ëmbëlsira

Muhamet Ramadani