RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: Nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni

lajcak:-nuk-ka-marreveshje-nese-nuk-formohet-asociacioni

I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë duhet të formohet.

Madje, siç raportojnë mediat në Serbi, Lajçak ka nënvizuar se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka as marrëveshje”, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, Lajçak ka thënë se nëse shikoni propozimin e BE-së, ai flet për normalizim, jo për ndonjë lloj “kapitullimi”.

Qëllimi, thotë Lajçak, nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë.

“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, citohet të ketë thënë më tej Lajçak.

Dhe sipas tij, takimi në Ohër, (që pritet të zhvillohet më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq), synon arritjen e një marrëveshjeje për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka një mbështetje nga BE-ja.

Ndryshe, Miroslav Lajçak që nga dita e hënë ndodhet në Beograd. Ai sot po vazhdon bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ka zhvilluar një takim edhe me një pjesë të opozitës në Serbi.

Related posts

Presidenti Erdoğan beson se së shpejti do të arrihet ‘rezultat i mirë’ për ringjalljen e marrëveshjes së drithit

admin

Zyrtari i OKB-së kërkon hetim për abortet e detyruara në Nigeri 

admin

Nicolas Maduro fiton për herë të tretë zgjedhjet presidenciale në Venezuelë, opozita pretendon për manipulim të votave

admin