RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xhaferoviq pas takimit me Erdoğan-in: Turqia ka rol shumë stabilizues në rajon

xhaferoviq-pas-takimit-me-erdogan-in:-turqia-ka-rol-shume-stabilizues-ne-rajon

Republika e Turqisë ka një rol shumë stabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor, porositi kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, pas takimit me presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, i cili mbërriti sot për të vizituar Bosnje e Hercegovinën, u prit me nderimet më të larta shtetërore para ndërtesës së Presidencës së BeH-së.

Me vizitën ne Sarajevë, presidenti turk Erdoğan filloi turneun treditor rajonal që përveç Bosnjë e Hercegovinës përfshin edhe Serbinë dhe Kroacinë.

“Republika e Turqisë dhe BeH kanë marrëdhënie dhe lidhje të jashtëzakonshme miqësore, vëllazërore. Ato janë historike, politike, ekonomike dhe kulturore. Presidenti Erdoğan i jep një ton të veçantë këtyre marrëdhënieve. Do të vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet dhe lidhjet tona”, tha Xhaferoviq.

Ai kujtoi se kjo është vizita e katërt zyrtare midis BeH-së dhe Turqisë.

“Nuk ka asnjë shtet në botë me të cilin Bosnja e Hercegovina në këtë mandat katërvjeçar, por mund lirisht të themi edhe në mandatet e kaluara, ka pasur lidhje dhe bashkëpunim kaq të ngushtë sa në këtë mandat që ka qenë marrëdhënia dhe bashkëpunimi me Turqinë”, tha Xhaferoviq.

Siç tha ai, shumë gjëra pozitive do të mbahen mend për këtë mandat dhe për përbërjen e Presidencës së BeH-së dhe marrëdhëniet që ka pasur me Turqinë.

“Në takime kam biseduar për dy gjëra shumë të rëndësishme, autostradën Sarajevë – Beograd – Sarajevë dhe dokumentet, gjegjësisht marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara nga BeH dhe Turqi. Kjo do të vazhdojë të zbatohet në periudhën e ardhshme. Pres që kjo të intensifikohet në periudhën e ardhshme”, tha Xhaferoviq.

Sipas tij, gjatë këtij mandati nuk arritën të bëjnë gjithçka që mundën deri në fund, kur është fjala për realizimin e këtyre projekteve, për shkak të pandemisë, bojkotit, krizës politike brenda BeH-së.

“Shpresoj se po vjen koha e realizimit të këtij projekti. Një çështje tjetër është çështja e marrëveshjes së tregtisë së lirë. Republika e Turqisë i ka dhënë BeH-së kushtet më të favorshme në krahasim me të gjitha vendet e tjera të botës kur bëhet fjalë për lirinë e tregtisë. Duhet të përfitojmë nga kjo. Shkëmbimi jonë tregtar është diku nga 850 deri në 900 milionë dollarë. Mund të jetë shumë më mirë dhe më shumë. Ne i kemi vënë vetes synimin që këtë vit të jetë një miliard. Ka shumë sfera në të cilën mund të bashkëpunojmë. Sot në takim dëgjuam disa gjëra konkrete nga Erdoğan. Çështja e zonave industriale është një fushë e veçantë në të cilën duhet të zhvillohet bashkëpunimi mes dy vendeve në të ardhmen. Grupet teknike që duhet të vijnë në BeH kur është fjala për autostradën. Çështje e veçantë është bashkëpunimi në fushën e energjisë, formimi i grupit punues për energjinë, për të cilën folëm sot në takim dhe për lëvizjet e qytetarëve të Turqisë dhe BeH-së në BeH dhe Turqi përmes letërnjoftimeve”, shpjegoi Xhaferoviq.

Siç tha ai, ekziston një procedurë që duhet të zbatojë Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.

Ai tha se Republika e Turqisë është fuqimisht e përkushtuar për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës dhe për reformat që ka ndërmarrë BeH-ja

“Turqia mbështet zgjatjen e mandatit të ALTHEA-s, e cila na pret në nëntor. Një çështje tjetër që ne e theksuam veçanërisht sot është çështja e marrëdhënieve të Turqisë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Turqia ka marrëdhënie të mira, miqësore me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe luan një rol shumë stabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kur bëhet fjalë për ne, brenda BeH-së, Turqia dhe Erdoğan zhvillojnë një politikë të ekuilibruar dhe kanë marrëdhënie të mira me të gjithë ne në BeH, pavarësisht se cilit komb i përkasim dhe nga cila pjesë e BeH-së vijmë”, theksoi Xhaferoviq.

“E falënderuam veçanërisht për rolin e tij udhëheqës në botë, ndërmjetësimit në luftën midis Ukrainës dhe Rusisë”, shtoi ai.

Ndryshe, presidenti turk Erdoğan po qëndron për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë në kuadër të një turneu ballkanik, në kuadër të të cilit ai do ta vizitojë edhe Serbinë dhe Kroacinë.

Related posts

AFAD-i turk dërgoi ndihma familjeve afgane të prekura nga tërmeti

admin

LSDM dhe OBRM-PDUKM refuzojnë kërkesën e BDI-së që presidenti të zgjidhet në Kuvend

RTI

Gërvalla ngre dyshime për rastin e Faton Hajrizit: Nuk kemi garanci për identitetin e viktimës

admin