RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rasti “Monstra”, apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë

rasti-“monstra”,-apeli-konfirmon-vendimin-e-shkalles-se-pare

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë, me çka rikonfirmohen denimet e të akuzuarëve në rastin “Monstra”. Gjykata e shkallës së dytë e ka shpallur vendimin e saj lidhur me këtë rast dhe ankesat e palës mbrojtëse janë hedhur poshtë.

Të akuzuarit, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, të cilët janë në arrati bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burg të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi që Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave. Vendimi i shkallës së parë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, u shqiptua më 23 shkurt të vitit 2021.

Më 1 dhjetor të vitit 2017-të, Gjykata Supreme e Republikës pranoi ankesat e palës mbrojtëse dhe aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytë u shfuqizuan, ndërkaq lënda u rikthye gjykim të shkallës së parë. Me këtë rast të gjithë të akuzuarit dolën nga burgu. Më 21 mars të vitit 2018-të, Prokuroria Speciale e mori nën kompetencë rastin, ndërkaq prokurorë të lëndës u caktuan Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. Pas shpërbërjes së PSP-së, më 17 shtator të vitit 2019-të, lënda u rikthye në Prokurorinë e rregullt pasi Prokuroria u shua, por prokurorët mbetën të njëjtë. Vrasja në Smillkovë ndodhi më 12 prill 2012.

Related posts

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës për dëmin ndaj Telekomit

admin

Japonia shpreh shqetësim serioz për operacionin ushtarak izraelit në Liban që ka vrarë qindra njerëz

Kushtrim Guraj

Gjermania ul TVSH-në e gazit

admin