RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia do të reduktojë ngrohjen gjatë dimrit për të ndihmuar në kursimin e gazit

italia-do-te-reduktoje-ngrohjen-gjate-dimrit-per-te-ndihmuar-ne-kursimin-e-gazit

Italia planifikon të reduktojë ngrohjen nëpër shtëpi dhe biznese gjatë dimrit për të ndihmuar në uljen e përdorimit të sasisë së gazit dhe të reduktojë rreziqet që lidhen me ndalimin total të gazit rus.

Italia importonte rreth 40% të gazit të saj nga Rusia përpara fillimit të konfliktit në Ukrainë, por ka lëvizur me shpejtësi për të kërkuar furnizime alternative dhe për të zvogëluar varësinë e saj nga Moska, shkruan Reuters të martën.

Sipas një plani qeveritar të shpallur të martën, temperatura në blloqet e apartamenteve dhe ndërtesat e tjera publike do të rregullohet në 19 Celsius (66 Fahrenheit), një gradë celsius më e ulët se më parë. Shifra do të vendoset në 17C për ambientet industriale.

Ngrohja do të jetë gjithashtu e ndezur për një orë më pak çdo ditë.

Italia shpreson se frenimet do të ulin konsumin e saj të gazit për 3.2 miliardë metra kub në periudhën gusht-mars dhe synon të shkurtojë 2.1 miliardë metra kub të tjerë duke përdorur furnizime alternative të karburantit për të prodhuar energji elektrike.

Kjo mund të shtohet nga masa të tjera që inkurajojnë përdoruesit dhe bizneset individuale të reduktojnë konsumin, që do të thotë se kërkesa e përgjithshme mund të bjerë me 15%, në përputhje me planet më të gjera të Bashkimit Evropian.

Italia ka mbushur rezervuarët e saj të magazinimit të gazit ne 83 për qindtë kapacitetit që nga fillimi i shtatorit. /koha

Related posts

Nënshkruhet marrëveshja për grurin mes Ukrainës dhe Rusisë – VIDEO

admin

“Dënime të buta”: Mbi 230 mijë armë pa leje në duart e kosovarëve

admin

Dita e Përkujtimit të Mbrojtësve të Ukrainës, Zelensky: Nuk do ta falim Rusinë as edhe për një jetë të vetme të shkatërruar

admin