RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Von der Leyen: KE dëshiron të kufizojë të ardhurat e kompanive që përfitojnë nga kriza energjitike

von-der-leyen:-ke-deshiron-te-kufizoje-te-ardhurat-e-kompanive-qe-perfitojne-nga-kriza-energjitike

Komisioni Evropian dëshiron të kufizojë të ardhurat e kompanive të energjisë që përfitojnë në mënyrë disproporcionale nga rritja e kostove të energjisë, tha të mërkurën në Bruksel presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

‘’Kompanitë që prodhojnë energji elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë aktualisht po bëjnë “të ardhura të mëdha, të ardhura që nuk i kanë llogaritur kurrë, të ardhura që kurrë nuk i kanë ëndërruar dhe të ardhura që nuk mund t’i riinvestojnë”, theksoi von der Leyen.

“Është koha që konsumatorët të përfitojnë nga kostoja e ulët e burimeve me karbon të ulët, siç janë burimet e rinovueshme”, theksoi ajo.

Mbështetja e të ardhurave të tepërta duhet t’i vërë burimet në dispozicion të vendeve të BE-së për të “mbështetur familjet e cenueshme dhe bizneset vulnerabël”, theksoi Von der Leyen.

Von der Leyen propozoi gjithashtu një “kontribut solidariteti” për kompanitë e karburanteve fosile. /atsh

Related posts

Izraeli kritikon Lamine Yamalin pas shfaqjes së flamurit palestinez në Barcelonë

Kushtrim Guraj

Turqia i bën thirrje Greqisë të respektojë të drejtat e liderëve fetarë të zgjedhur të pakicës turke

RTI

Komandanti i lartë rus: Putini duhet të pushtojë këto tre vende të NATO-s! Të korrigjojë gabimin e bërë nga Lenini dhe Stalini

admin