RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak pas takimit të gjatë me Kurtin: Duhet dinamikë e re në dialog

lajcak-pas-takimit-te-gjate-me-kurtin:-duhet-dinamike-e-re-ne-dialog

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e në të cilin ishin edhe dy këshilltarë, njëri i presidenti francez, Emanuel Macron dhe tjetri i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Në një deklarim para mediave, Lajçak tha se në takim u diskutua për formën se si në dialog të sillet një dinamikë e re, shkruan lajmi.net.

“Sapo përfunduam një takim më shumë se dy orësh me zotëri Kurtin me të cilin diskutuam për dialog dhe si të sjellim dinamikë në proces dhe si ta dërgojmë procesin përpara”.

“Ka qenë një diskutim i rëndësishëm dhe nuk mund të japim detaje tjera sepse do të kemi diskutim të njëjtë sot me zotëri Vuçiq. Kjo ka qenë pjesa e parë e misionit tonë”.

Pas takimit me Kurtin, të tre diplomatët do të udhëtojnë për në Serbi ku do të takohen me presidentin, Aleksander Vuçiq.

Related posts

Trump pret Netanyahun për bisedime me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë

RTI

Shpërthimet e pajisjeve të komunikimit në Liban, autoritetet ndalojnë pasagjerët të mbajnë radio e sinjalizues në fluturimet nga Bejruti

admin

Kryeministri grek: Nga zgjidhja e problemeve me Turqinë do të përfitojnë të dy vendet

admin